Rikthehet Interi

dardanmiftari | Saturday, April 23, 2011 | 1 Komente

Interi ka arritur që të realizojë një rikthim sensacional në përballjen e zhvilluar ndaj Lazios në Giuseppe Meazza, e cila përfundoi me fitore të Nerazzurëve me rezultat 2-1.
Për Lazion starti i takimit ishte i ëndrrave. Pas një ndërhyrjeje të Julio Cesar, është portieri zi-kaltër ai që u ndëshkua me karton të kuq, për t’i mundësuar Mauro Zarates (24’) të realizojë nga penaltia për 0-1.
Wesley Sneijder barazoi në minutën e 40-të për 1-1, para se të fillojnë problemet në stomak për të.
Megjithatë, kjo nuk pengoi Samuel Eto’on që ta shënojë golin e fitores (53’) për 2-1. Lazio nuk pati gjasa që të bëjë diçka më tepër, pasi në minutën e 66-të u përjashtua nga loja Stefano Mauri.
Palermo shënoi fitore të rëndësishme ndaj Napolit në shtëpi me rezultat 2-1, për ta lënë përfundimisht Napolin jashtë garës për titull, ndërsa Udinese nuk e shfrytëzoi rastin për të fituar ndaj Parmës në shtëpi. Kjo situatë i përshtatet Juventusit, që nëse fiton te Catania mund të afrohet në luftë për vendin që dërgon në LK.
Interi me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 66 pikë, pesë më pak se lideri Milan që sot mund ta sigurojë titullin ndaj Brescias. Napoli është në pozitën e tretë me 65 pikë, Lazio renditet e katërta me 60 pikë, Udinese 59 dhe Roma ka 56 pikë në pozitën e gjashtë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

  1. Forca Inter!!!
    Bravo Eto'o dhe Sneijder !!!!!

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...