Xavi: Kupa, e fundit në listën e prioriteteve

dardanmiftari | Thursday, April 21, 2011 | 0 Komente

Xavi Hernandez ka uruar Real Madridin për triumfin 1-0 në Kupën e Mbretit por ka paralajmëruar Los Blancos se Blaugranët kanë synime më të mëdha këtë sezon.
Pavarësisht se lëshoi rastin për të fituar trofeun e parë vendor, Xavi mendon se Barca do ta fitojë ligën dhe po ashtu do të eliminojë Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
“Ky është sporti. Ne treguam veten në këtë ndeshje por ata na goditën me kundërsulme dhe e fituan Kupën. Ne i urojmë ata dhe do të përpiqemi të garojmë në atë që mbetet. Në dhomën e veshjeve ne të gjithë u pajtuam se duhet të vazhdojmë dhe se kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë Xavi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...