Abidal do të vazhdojë kontratën me Barcën

dardanmiftari | Friday, May 06, 2011 | 0 Komente

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Barcelona, pritet të mbyllë me sukses negociatat me mbrojtësin Eric Abidal, shkruan Sport.
Kontrata e francezit aktualisht skadon në verën e vitit të ardhshëm, por Barcelona dëshiron ta mbajë mbrojtësin e majtë dhe i ka ofruar atij vazhdim dyvjeçar dhe lojtari pritet ta nënshkruajë atë në ditët në vazhdim.
Të dyja palët ende nuk i kanë komentuar këto thashetheme, por një deklaratë zyrtare pritet të lëshohet në një të ardhme të afërt.
Abidal iu bashkua Barcelonës nga Lyoni në verën e vitit 2007 dhe që atëherë ka qenë pjesë kyçe e suksesit të fundit të katalanasve, duke bërë 100 paraqitje zyrtare.
Mbrojtësi pësoi një goditje kur u diagnostikua me tumor të mëlçisë në mars, por iu nënshtrua operacionit dhe bëri një rikthim të pabesueshëm në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, gjatë të martës.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...