Pesë ndeshje suspendim për Mourinhon?

dardanmiftari | Friday, May 06, 2011 | 0 Komente

UEFA ka vendosur që ta dënojë me pesë ndeshje mos prani në stol, trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinhon, pas komenteve kontraverse në konferencën për shtyp me të mbaruar gjysmëfinalja e parë mes Real Madridit ne Barcelonës në Santiago Bernabeu.
Jose Mourinho e akuzoi UEFA-n se nuk po e ndjek parimin e reciprocitetit dhe se po i ndihmon Barcelonës me anë të gjyqtarëve. Ai bëri akuza të rënda, të cilat për organin më të lartë të futbollit evropian ishin të pa pranueshme.
Siç shkruan Marca, vendimi tashmë është marrë nga UEFA dhe për këtë është në dijeni Real Madridi. Zyrtarizimi i suspendimit pritet të bëhet rreth orës 17:00 nga UEFA, prandaj për më të rejat qëndroni me SportiSot.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...