Falcao thyen rekordin e Klinsmann

dardanmiftari | Friday, May 06, 2011 | 0 Komente

Falcao e ka thyer rekordin që Jurgen Klinsmann e mbante për tashmë 15 vite, pasi sulmuesi i Portos ka shënuar 16 gola, më së shumti në një sezon deri tash në Ligën e Evropës (më herët e quajtur Kupa UEFA).
Mbrëmë Porto siguroi kualifikimin në finalen e garës së dytë më të rëndësishme evropiane. Pavarësisht se pësuan disfatë me rezultat 3-2 nga Villarreali në El Madrigal, portugezët siguruan finalen me rezultat të përgjithshëm 7-4.
Kolumbiani Falcao shënoi një gol të ri për Porton, për të çuar në 16 numrin e tyre këtë sezon në Ligën e Evropës që shënoi edhe një rekord të ri në këtë garë.
Deri tash rekordi mbahej nga Jurgen Klinsmann i cili në sezonin 1995/96 shënoi 15 gola për Bayernin në Kupën e UEFAsë. Falcao mund ta përmirësojë rekordin nëse shënon në finalen e 18 majit kundër Bragës, që zhvillohet në Dublin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...