Ancelotti mohon lidhjet me Romën

dardanmiftari | Friday, May 06, 2011 | 0 Komente

Carlo Ancelotti ka reaguar për të mohuar se ai është në negociata me Romën për të marrë në drejtim ekipin.
Mediumet shkruan së fundi se Ancelotti, i cili si futbollist kishte veshur fanellën Giallorosse, do të ulet në stolin e trajnerit në Olimpico nëse largohet nga Chelsea gjatë verës dhe se tashmë ishte kontaktuar me drejtuesit e klubit italian. Por vetë strategu italian ka hedhur poshtë këto spekulime.
“I kam vizituar vetëm familjarët, kaq. A mendoni se në prag të ndeshjes në mes të Chelseat dhe Manchester United ndonjë personalitet mund të negociojë me një klub tjetër?”.
“Tashmë kam thënë por sot do ta përsëris edhe njëherë – ndjehem shumë mirë në Londër. Nuk dua të flas për të ardhmen time derisa nuk përfundon Liga Premier. Kurrë nuk kam negociuar me klube të tjera. Dua të mbetem në Angli dhe mund t’u siguroj se sezonin e ardhshëm nuk do të kthehem në Itali”, ka thënë Ancelotti për Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...