Chiellini: Nuk kemi luajtur si ekip

dardanmiftari | Monday, May 16, 2011 | 0 Komente

Giorgio Chiellini ka pranuar dështimin për t’u kualifikuar për Evropë për sezonin e ardhshëm dhe beson se të gjithë janë për t’u fajësuar për edhe një sezon zhgënjyes.
Ekipi i trajnerit Luigi Del Neri filloi me shumë optimizëm sezonin 2010-11 dhe deri në Biankonerët ishin në garë për top katërsh në Serie A. Por gjiganti italian dështoi totalisht në janar dhe me edhe vetëm një ndeshje të mbetur në ligë, është tre pikë larg vendit që dërgon në Evropa League.
“Nuk ka pse të mashtrojmë veten. Është një zhgënjim i madh, veçanërisht pasi Roma pësoi disfatë. Ishte edhe një dritare e mundësive të cilën e lejuam të na ikë. Evropa League do ta kishte shpëtuar sezonin tonë”.
“Ne kurrë nuk kemi qenë një ekip. Në mes të nëntorit dhe dhjetorit ne gjetëm një ekuilibër, por pastaj diçka u thye në disfatën tonë nga Parma dhe ishim të paaftë për ta rregulluar”, ka thënë Chiellini.
Juventusi do ta mbyllë sezonin me ndeshjen e 22 majit kundër Napolit në Torino.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...