Gomez: Do të vazhdoj të shënoj

dardanmiftari | Monday, May 16, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Bayern Munichut, Mario Gomez, është i ngazëllyer që ka fituar çmimin shënuesit më të mirë në Bundesliga dhe synon të vazhdojë me shënime edhe sezonin e ardhshëm.
25-vjeçari shënoi në fitoren 2-1 të vikendit ndaj Stuttgart dhe e përfundoi sezonin 2010-11 me 28 gola në ligë dhe 39 në të gjitha garat. Ai bëhet i pari gjerman në 30 vite që shënon 28 gola në ligë në një sezon dhe tash synon të thyejë rekordin prej 29 golash në ligë të Karl-Heinz Rummenigge e që daton nga sezoni 1980-81.
“Nuk do të ndaloj këtu tash pasi e kam fituar këtë çmim. Do të përpiqem dhe do të shënoj së paku kaq gola edhe sezonin e ardhshëm, ose ndoshta më shumë. Kush e di? E kam gdhendur vendim tim në këtë klub tash. Për shumë vite kam ëndërruar një rol të rëndësishëm në klubin më të mirë të Gjermanisë, dhe e kam fituar këtë”.
“Do të bëj gjithçka që mundem për ta ruajtur edhe në të ardhmen. Ta fitoj këtë ishte ëndërr e fëmijërisë. Jam krenar që jam rreshtuar në mes aq shumë emrash të famshëm”, ka thënë Gomez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...