Ibra: Kjo është shtëpia ime, dua të qëndroj

dardanmiftari | Monday, May 09, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka bërë të qartë se ai dëshiron të qëndrojë te kuqezinjtë edhe pas kësaj vere kur përfundon marrëveshja e huazimit nga Barcelona.
Boshnjaku me pasaportë suedeze iu bashkua Milanit në fillim të sezonit 2010/2011 në formë huazimi pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Pep Guardiola, ndërsa ka qenë njëri nga lojtarët më të rëndësishëm që i ndihmoi Milanit ta fitonte titullin e Italisë pas shtatë vitesh.
Ndërkohë, drejtuesit nga San Siro kanë deklaruar se do të shfrytëzojnë opsionin e blerjes së Ibrahimovicit.
“Ne jemi një ekip elitar, djemtë kanë fituar edhe pa mua... Shpresoj të shkruaj historinë me Milanin, këtu ndihem si në shtëpi. Më vjen keq që më është dashur të humb pesë ndeshje për shkak të suspendimit”.
“Tash duhet të përqendrohemi te Kupa e Italisë, ndërsa më pas duam të festojmë së bashku me fansat në San Siro”, ka deklaruar 29-vjeçari për faqen zyrtare të Milanit.
Në gjashtë vitet e kaluara në Itali (Juventus, Inter, Milan), Zlatan Ibrahimovic, në çdo fundsezoni e ka ngritur trofeun e kampionit të Italisë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...