Leonardo: Milani e meritoi Scudetton

dardanmiftari | Monday, May 09, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Leonardo, ka pranuar se Milani e ka merituar titullin e sivjetmë të Serie A.
“Po mundohem ta ndjek rrugën time. Pendimi im i vetëm është se ne nuk e fituam, sepse gati sa nuk i tejkaluam”.
“Sido që të jetë, Milani e meritoi atë. Është skuadër e mirë dhe unë nuk kam problem që të shikoj në të kaluarën time”, deklaroi ish-trajneri i Rossonerëve pas fitores prej 3-1 kundër Fiorentinas.
Zikaltrit këtë sezon kanë vetëm një trofe në dispozicion që është titulli i Coppa Italia, ku duhet ta eliminojnë Romën për të kaluar në finale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...