Interi monitoron lojtarët e Portos

dardanmiftari | Friday, May 06, 2011 | 0 Komente

Interi është tejet i interesuar për shërbimet e disa prej futbollistëve më të mirë të klubit portugez, Porto, ndërsa ndër emrat që gjenden më lartë në listën zi-kaltër është ai i mesfushorit defensiv, Fernando.
Sipas Sky, një prej agjentëve të Interit, Ausilio, ka qenë i pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të Europa League mes Villarrealit dhe Portos të zhvilluar në El Madrigal.
Besohet se Interi kërkon me çdo kusht shërbimet e Fernandos për të përforcuar fazën defensive, ndërsa Porto për Nerazzurët është vend ideal për të marrë përforcimet e duhura edhe për fazën ofensive, me lojtarë të tillë si Hulk dhe Radamel Falcao, për të cilët ka shfaqur interesim edhe kampioni i Italisë, Milani.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...