Ky është Liverpooli

dardanmiftari | Sunday, May 01, 2011 | 0 Komente

Kush janë Manchester United, Chelsea dhe Arsenal? Liverpooli e dëshmoi se po e kthen fytyrën e vërtetë prej skuadre më të trofeshme në ishull me fitoren apo ecjen e lirë nëpër Anfield bërë ndaj Newcastle me rezultat 3-0.
Liverpooli e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme. Maxi Rodriguez e kapitalizoi një goditje nga gjysmëdistanca, duke shënuar për epërsinë e parë për The Reds (10’).
Në vazhdim të takimit ishte Liverpooli ekipi i vetëm që u pa në fushë. Në pjesën e dytë pas disa tentimeve të mysafirëve, ishte Luis Suarez ai që depërtoi në zonë, për t’u ndalur në mënyrë të pa lejuar, gjë që e detyroi gjyqtarin të akordojë penalti, të cilën e shndërroi në gol Dirk Kuyt (59’).
Nuk kaloi shumë dhe Dirk Kuyt ia kthen borxhin sulmuesit uruguaian. Një pasim i holandezit Kuyt e gjen mirë të pozicionuar në zonën mysafire Luis Suarezin, i cili në mënyrë mjeshtërore shënoi për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Liverpooli me këtë fitore ngjitet në pozitën e pestë me 55 pikë, po aq sa ka edhe Tottenhami në pozitën e gjashtë por me një ndeshje më pak të zhvilluara. Liverpooli ka gjasa të vogla që të kualifikohet për ndonjë garë evropiane dhe duhet të shpresojë në gabimet e Tottenhamit dhe Manchester Cityt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...