Wenger: Ky sezon, më i vështiri

dardanmiftari | Sunday, May 01, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka pranuar se ky sezon ka qenë më i vështiri në karrierën e tij si trajner i klubit nga Emirates.
“Natyrisht ky është viti ku kam punuar më shumë se kurrë. Çdo vit është vështirë, por ky për ekipin ishte më i vështiri. Megjithatë, pas katër vitesh, ky është futbolli më i mirë që kemi ditur ta luajmë”.
“Ne nuk kemi pse të turpërohemi nga performancat tona. Ne nuk kemi humbur ndaj ekipeve të nivelit të ulët. Në FA Cup kemi pësuar humbje nga Manchester United, vetëm tri ditë pasi na është shkaktuar ajo padrejtësia në Barcelonë. Unë komplimentoj ekipin edhe pse ndoshta nuk kemi e kryer punën si duhet”, u shpreh francezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...