Milani edhe më pranë titullit

dardanmiftari | Sunday, May 01, 2011 | 0 Komente

Lideri i Serie A, Milan, ka regjistruar fitoren e radhës duke mposhtur Bolognan në San Siro me rezultat 1-0.
Vendasit luajtën më mirë se kundërshtari edhe pse nuk shfaqën një lojë dominuese. Sido që të jetë, ata arritën të zhbllokonin rezultatin duke rrëmbyer tre pikë të reja.
Rossonerët krijuan epërsi të hershme (8’) përmes mesfushorit Mathieu Flamini dhe e mbajtën këtë rezultat deri në fund të ndeshjes.
Me tre pikët e reja, Milani rikthen avantazhin prej tetë pikësh kundrejt përcjellësit të parë, Inter, dhe vazhdon sigurt drejt titullit të kampionit të Italisë, të cilin pritet ta sigurojë edhe matematikisht në xhiron e radhës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...