Leonardo: Asgjë nuk ka mbarur
Leonardo tani mund të duket njeriu më i çmendur në Apenine, por strategu i Interit beson në një mrekulli dhe në rikthim të Interit në luftën për titull në Serie A, pas fitores sensacionale në minutat shtesë ndaj Cesenas.
“Seriozisht, ishte ndeshje e vështirë. Cesena ishte e mbyllur në mbrojtje dhe lëvizshmëria jonë ishte e ulët. Ne pranuam një gol para se ta inkuadronim Pazzinin dhe keni parë se çfarë ndodhi”.
“Ne kemi vuajtur në disa momente, por ishte e pa besueshme. Ne nuk po mendojmë për Milanin, por për vete. Ne duhet të vazhdojmë ta mbajmë vendin e dytë. Ekipi e ka dëshmuar se mund ta bëjë këtë, edhe pse nuk luajti mirë”, potencoi Leo.
Category: Futboll
0 Komente