Leonardo dëshiron të mbetet te Interi

dardanmiftari | Monday, May 09, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Leonardo, thotë se dëshiron të vazhdojë të drejtojë ekipin italian dhe është i qetë për të ardhmen e tij.
“Është e qartë se Inter dëshiron të fitojë gjithçka, por klubi tashmë ka fituar Superkupën dhe Kupën Botërore të Klubit, derisa ne mund të arrijmë edhe në Finalen e Kupës këtë vit”.
“Sa i takon të ardhmes time, kurrë nuk kam menduar të largohem nga Interi. Kam kontratë dhe dua ta respektoj, edhe pse e di se trajneri gjithmonë vlerësohet në bazë të rezultateve”, ka thënë braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...