Sahin krenar që do të luajë për Realin

dardanmiftari | Monday, May 09, 2011 | 0 Komente

Nuri Sahin gjatë zbulimit emocional të largimit të tij nga Borussia Dortmund, ka thënë se transferimi te Real Madridi është një hap i madh në karrierën e tij.
Real Madrid dhe Borussia Dortmund kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit turko-gjerman gjatë afatit kalimtar të verës.
“Jam shumë krenar për këtë hap timin. Vendimi ishte i vështirë për t’u marrë. Unë jam [tifoz] i Borussia dhe do të mbetem. Do të më mungojë Dortmund, do të më mungojë Bundesliga dhe do të më mungojë vendi im. Dua t’i falënderoj të gjithë ata që më mbështetën deri këtu”, ka thënë Sahin para gazetarëve.
“Paratë nuk kanë luajtur rol në këtë lëvizje. E kam marrë këtë vendim vetëm për shkak të arsyeve sportive. Nuk jam një që gënjej. Tifozët e dinë se si unë do të vendosja”, ka shtuar më tej lojtari.
Sahin ka kaluar 11 vite te klubi Gjerman dhe do të largohet për t’iu bashkuar dy ish-yjeve të tjera të Bundesligës, Mesut Ozil dhe Sami Khedira te gjiganti madrilen.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...