Lufta vazhdon…

dardanmiftari | Sunday, May 01, 2011 | 0 Komente

Aaron Ramsey Arsenali e ka rihapur luftën për titull në Ligën Premier me fitoren e shënuar në Emirates në derbin kryesor të kësaj jave në Evropë ndaj liderit Manchester United, me rezultat 1-0.
Pjesa e parë u përcoll nga një lojë e baraspeshuar e herë-herë monotone, megjithëse pritjet edhe ashtu nuk ishin që të shohim shumë gola.
Ajo që vlen të përmendet nga pjesa e parë është një penalti e pastër e mohuar për Arsenalin, kur Nemanja Vidic luajti me dorë në zonë në stilin e Maradonas, për ta penguar Van Persien të shënojë me kokë. Këtë intervenim të pa lejuar nuk e pa gjyqtari, ndërsa loja vazhdoi pa u ndikuar nga ky incident. Në pjesën e dytë është Arsenali që merr lojën në dorë. Pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar nga Nani, ishin lojtarët e Arsenalit ata që filluan një kundërsulm, me Van Persien, i cili gjeti të lirë të rikthyerin nga lëndimi Aaron Ramsey, i cili me ftohtësi realizoi për golin e vetëm (56’), që doli të ishte i fitores.
Deri në fund United bëri mjaft presion, por intervenimet e portierit Sceszny dhe përqëndrimi në mbrojtjen e Topçinjve bëri që takimi të përfundonte me fitore për Revolveristët. Me këtë fitore Arsenali ngjitet në kuotën e 67 pikëve, tre më pak se Chelsea në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Manchester United në pozitën e parë. Chelsea i shkon Manchester Unitedit javën e ardhshme në Old Trafford, në ndeshjen që pritet ta vendosë dhe titullin.
Nëse ndodh që Chelsea të shënojë fitore, atëherë Blutë do të ngjiteshin në pozitën e parë dhe do t’i kishin të gjitha predispozitat për ta fituar titullin, pasi edhe golaverazhi edhe përballjet direkte me United janë në të mirë të Bluve.
Nuk duhet të përjashtohet nga gara as Arsenali, që në rast të ndonjë fitoreje të Chelseat, do të shpresonte në gabime të dy rivalëve në javët në vazhdim edhe pse kjo vështirë të ndodhë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...