Moratti vendos të ardhmen e Leos

dardanmiftari | Sunday, May 01, 2011 | 0 Komente

E ardhmja e Leonardos do të vendoset nga vet Massimo Moratti me të përfunduar sezoni, gjithnjë sipas anëtarit në bordin e Interit, Marco Tronchetti Provera.
“Leonardo po e konfirmon veten si trajner i madh”.
“Nëse ai do të konfirmohet si trajner edhe për sezonin e ardhshëm, kjo do të vendoset nga Moratti. Sidoqoftë, ai ka bërë punë të mirë në rikthimin e skuadrës në binarë dhe ka pasur kapacitetin për të reaguar pas një jave të tmerrshme. Dy ndeshjet e fundit kanë dëshmuar se ai është në gjendje të tejkalojë momentet e vështira dhe t’i japë ekipit motivim”.
“Ne nuk duhet vetëm që ta prekim skuadrën në disa sektorë dhe jo ta rindërtojmë. Cilësia e lojtarëve tanë është e pa diskutueshme”, ka thënë Provera.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...