Mourinho: Nuk isha në gjendje t’i motivoj lojtarët

dardanmiftari | Sunday, May 01, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho edhe zyrtarisht ka hyrë në krizën e tij më të madhe si trajner, pasi ka pësuar për herë të parë një humbje të dytë radhazi në shtëpi pas nëntë vitesh dhe për disfatën nga Zaragoza, ai fajëson veten.
“Trajneri nuk ishte në gjendje t’i motivojë lojtarët e tij, të cilët nuk luajtën mirë në pjesën e parë”.
“Ne kemi falur tri gola para se të përmirësoheshim në pjesën e dytë”, ka thënë Mourinho.
Jose Mourinho do të përballet me ndeshjen më të rëndësishme dhe më të vështirë në karrierën e tij të martën, pikërisht ndaj tmerrit të tij, Barcelonës. Vetëm njeriu i cili nuk ka lidhje me futboll mund të thotë se Reali është i mbaruar para ndeshjes kthyese, pasi në të kaluarën portugezi e ka dëshmuar se është trajner i madh dhe jo më kot, këtë mund ta bëjë edhe ndaj Barcelonës të martën, në atë që quhet ‘mission impossible’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...