Neuer: Nuk flas për të ardhmen

dardanmiftari | Thursday, May 05, 2011 | 0 Komente

Portieri i Schalkes, Manuel Neuer, beson se ekipi i tij dështoi të luajë mirë ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen kthyese, përderisa ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij.
“Nuk mund të themi se Manchester United luajti me ekip të dytë. Ata kanë luajtur me lojtarë të cilët do të ishin startues nëpër klubet e Bundesligës. Definitivisht nuk kemi luajtur mirë, por jemi të kënaqur me atë që kemi bërë në Ligën e Kampionëve”.
“Nuk dua të flas për të ardhmen time tani. Liga e Kampionëve është garë e madhe dhe dua të luaj përsëri sezonin e ardhshëm”, ka thënë Neuer.


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...