Aguero lojtar i Juventusit?
Ekipi më i trofeshëm italian, Juventus, definitivisht ka vendosur t’i shkojë deri në fund transferimit të Sergio Agueros, duke bërë gati 50 milionë euro për argjentinasin.
Ishte besuar se Real Madridi është në pole pozicion për sulmuesin, por duket se pritja e gjatë e Los Blancos për të vendosur mes Neymar dhe Agueros i ka bërë drejtuesit e Atletico Madridit të nervozohen tepër.
Kësaj i shtojmë edhe shumën prej 190 milionë eurove të garantuara për këtë afat kalimtar veror nga bordi i Juventusit, që i bën bardh e zinjtë më fleksibilë në treg.
Category: Futboll
0 Komente