Alcantara vazhdon kontratën me Barcën

dardanmiftari | Wednesday, June 29, 2011 | 0 Komente

Thiago Alcantara do të qëndrojë te Barcelona deri në vitin 2015 pasi klubi zbuloi se ai do të nënshkruajë marrëveshje të re.
Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi përfaqësuesi i kombëtares U21 të Spanjës tha se nuk ka dëshirë të largohet nga Camp Nou.

Kontrata e tij paraprake duhej të skadonte në vitin 2013, por klubi e ka qerasur atë edhe me dy vite shtesë si dhe me një marrëveshje më të leverdishme për të pas një sezoni të mirë.

“FC Barcelona ka arritur marrëveshje me Thiago Alcantara për të përmirësuar dhe zgjatur kontratën e tij me klubin për edhe dy sezone deri më 30 qershor të vitit 2015. Klauzola e prishjes së kontratës do të jetë 90 milionë euro”, shkruhet në deklaratën e klubit spanjoll.

Me këtë hap Barcelona duket se ka reaguar shpejt për të siguruar shërbimet e mesfushorit për afat më të gjatë pas raporteve spekulative se Chelsea, Villarreal, Roma, Arsenal dhe Manchester United ishin në mesin e klubeve të interesuara për të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...