Argjentinë – Shqipëri, të hënën në ora 23:15

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

El Monumental Ndeshja miqësore mes superyjeve të Argjentinës dhe kombëtares tonë, Shqipërisë, do të luhet të hënën me fillim nga ora 23:15.
Ky orar i pa zakontë për shqiptarët është për shkak se ndeshja që duhet të zhvillohet në El Monumental do të luhet në ora 18:15 sipas kohës lokale argjentinase, e që në Evropë i bie të jetë ora 23:15.

Shqipëria në këtë përballje do të luajë me formacionin e pestë, pasi që lojtarët kryesorë kanë refuzuar të luajnë në një prej miqësoreve historike. Argjentina do të luajë me formacionin më të fortë në përgatitje për Copa America dhe një fitore për kombëtaren tonë në këtë përballje është praktikisht e pa mundur për t’u realizuar.

Përbërja e kombëtares tonë:

Portierët: Beqaj (Ermis Aradipu), Hidi (Olimpiakos Nikozia)

Mbrojtësit: Vangjeli (Aris Selaniku), Lila (Tirana), Muzaka (Skenderbeu), Vrapi (Skenderbeu), Bici (Skenderbeu), Arapi (Skenderbeu), Veliu (Flamurtari), Sallaj (Zvicer 2)

Mesfushorët: Bulku (Hajduk Split), Hyka (Tirana), Lika (Tirana), Vila (Dinamo Zagreb), Allmuça (Skenderbeu)

Sulmuesit: Bakaj (Dinamo Bukuresht), Vajushi (Vllaznia), Kapllani (Augsburg)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...