Terim ia terron Lorik Canës

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, ka bërë të qartë se reprezentuesi shqiptar, Lorik Cana nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm, duke i hapur kështu rrugë titanit kosovar që të transferohet në Serie A, te Lazio.
“Lorik Cana nuk është në planet e mia për sezonin e ardhshëm”, kështu citohet të ketë thënë Terim sipas të përditshmes “Sabah”.

Lorik Cana tani është duke e menduar seriozisht largimin dhe është në pritje të ofertave, ndërsa duke parë faktin se me Lazion marrëveshja ende nuk është arritur, Cana është i gatshëm të pranojë çdo opsion, me të vetmin kusht, qëndrimin në nivelet e larta të futbollit evropian.

Fatih Terim u emërua trajner i Galatasarayt kohë më parë, ndërsa me pretendimet e tij për ta bërë skuadrën turke fituese, Loriku nuk ka bërë vend në planet e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...