Chelsea kërcënon United për Sanchez

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Chelsea i është bashkuar pa pritmas garës për anësorin e Udineses, Alexis Sanchez, duke përbërë rrezik permanent për Manchester Unitedin në luftën për kilianin.
The Mirror raporton se Manchester City dhe Manchester United tashmë janë në luftë dhëmbë më dhëmbë për anësorin fantastik dhe krahas Interit, tani ka ndërhyrë edhe Chelsea.

Udinese po kërkon që çmimi t’i rritet sa më shumë kilianit dhe me hyrjen në garë të Chelseat që dëshiron t’ia prishë punët Unitedit, janë pjekur kushtet që kjo vërtet të ndodhë, pasi në garë pos klubeve angleze janë edhe Barcelona, Juventusi dhe Interi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...