Villas Boas dhe Mourinho në radarin e Chelseat

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Portos, Andres Villas Boas dhe ai i Real Madridit, Jose Mourinho vazhdojnë të jenë në radarin e gjigantit anglez, Chelsea.
Telegraph shkruan se Chelsea shpreson ta konfirmojë Guus Hiddink si menaxher brenda 48 orëve dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë Blutë kanë një plan B.

Presidenti i Portos, Pinta da Costa ishte në Londër të mërkurën mbrëma dhe në Londër ishte po ashtu edhe Roman Abramovich, duke zgjuar spekulime se ata janë takuar për të biseduar për Villas Boas, i cili ka klauzolë prej 15 milionë eurosh.

Nëse nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë Roman Abramovich do të çmendet përsëri, pasi ka shprehur jozyrtarisht gatishmërinë për të paguar klauzolën në kontratën e Mourinhos me Realin, prej hiç më pak se 25 milionë eurosh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...