Arsenali kërkon 12 milionë për Bendtner

dardanmiftari | Friday, June 17, 2011 | 0 Komente

Nicklas Bendtner është duke joshur interesim të madh në mesin e shumë klubeve evropiane dhe Arsenali po ashtu është i interesuar ta shesë, shkruajnë mediat angleze.
Danezi është duke u kërkuar nga klubi portugez Sporting Lisbon (që më herët kishte ofruar 7 milionë funte) dhe kampionët e Gjermanisë, Borussia Dortmund, por Topçinjtë nuk do ta lejojnë atë të largohet për më pak se 12 milionë funte.

Inter, Bayern Munich, Besiktas dhe Hamburg po ashtu janë lidhur me Bendtner, i cili është një golashënues i dëshmuar, por nuk po gjen hapësirë loje te Arsenali.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...