Borriello vazhdon me Romën
Sulmuesi i Milanit, Marco Borriello, raportohet se ka nënshkruar marrëveshje të përhershme me Romën.
Borriello iu bashkua ekipit nga kryeqyteti italian verën e kaluar në ditën e fundit të afatit kalimtar, në formë huazimi njëvjeçar me mundësi blerje në kontratës këtë verë.
Dhe sipas Sky Italia, Giallorossët tashmë kanë vendosur ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes dhe do t’i paguajnë Milanit 10 milionë euro për sulmuesin italian.
Ish-lojtari i Genoas ka shënuar 11 gola në 34 paraqitje në Serie A për Romën në sezonin e kaluar.
Category: Futboll
0 Komente