Branca: Eto’o dhe Sneijder nuk do të largohen

dardanmiftari | Thursday, June 23, 2011 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, është i bindur se Nerazurrët do ta mbajnë dyshen Wesley Sneijder dhe Samuel Eto'o.
Sneijder është caku kryesor i Manchester United dhe Manchester City ndërsa trajneri i ri i Chelseat, Andre Villas-Boas dëshiron Eto’on.

“Ata janë dy lojtarë të shkëlqyeshëm dhe mund ta ndryshojnë ndeshjen përnjëherë. Është normale për ekipet e mëdha të mendojnë për ta, por ata janë të lumtur në [qytetin] Milano dhe nuk do të largohen. Sigurisht ne nuk duam t’i lejojmë të largohen”, ka thënë Branca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...