Cannavaro largohet nga Al Ahli?

dardanmiftari | Monday, June 20, 2011 | 0 Komente

Al Ahli ka prishur kontratën me ish-mbrojtësin e Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Cannavaro, shkruajnë mediat arabe.
Fituesi i Kupës së Botës dhe çmimeve Topi i Artë dhe FIFA Lojtari i Vitit në Botë në vitin 2006, u largua nga Juventusi verën e kaluar për të luajtur sezonet e fundit në karrierë.

Por pas një viti të kaluar te klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe, Cannavaro duket se do t’i japë fund karrierës si futbollist. Presidenti i klubit Abdullah Saeed Al Naboudah nuk ka thënë drejtpërdrejtë se italiani do të largohet, por ka dhënë shenja se një hap i tillë është i mundshëm.

“Nuk mund të tregoj gjithçka që ndodh në klub për momentin, por ne po marrim masat adekuate për t’u siguruar që Al Ahli vjen sërish te ditët e trofeshme. Të kemi lojtarë të fuqishëm të huaj është një prej aspekteve më të rëndësishme në ligën tonë pasi ata janë që mund ta bëjnë dallimin dhe t’i fitojnë ndeshjet. Ata duhet të kenë aftësi të ndryshojnë fytyrën e klubit”.

“Po ne e kemi Cannavaron, por i tillë është tregu. Ne mund të sjellim lojtarë dhe të shesim lojtarë dhe të transferojmë lojtarë, dhe e gjitha është e mundshme. Do të them edhe njëherë se do të ketë rindërtim të madh. Dhe përveç kësaj, ne gjithmonë e kemi ditur se asnjë prej lojtarëve të huaj nuk do të qëndrojë dhe kjo ishte treguar edhe në të kaluarën”, ka thënë presidenti i klubit arab.

Cannavaro është lidhur me një rol teknik po te i njëjti klub.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...