City optimist për Sanchez

dardanmiftari | Saturday, June 18, 2011 | 0 Komente

Ndihmëstrajneri te Manchester City, Attilio Lombardo shpreson se klubi mund të sigurojë shërbimet e yllit të Udineses, Alexis Sanchez.
“Ai është lojtar i shkëlqyer për secilin klub në Evropë. Sezonin e kaluar ai ka dëshmuar të jetë më i miri në Serie A dhe për këtë arsye, po lidhet me klube të mëdha”.

”Ai është lojtar shumë i shpejtë, kampion, ka personalitet të shkëlqyer dhe ka kontroll të mirë të topit. Ai ka aftësinë për të shënuar gola dhe për të bërë asistime për bashkëlojtarët”.

“Unë e ripërsëris, ai do të ishe shtytje e madhe për çdo ekip. Shpresoj që Alexis Sanchez të nënshkruajë me Cityn, pse jo. Ai do të ishte përforcim me rëndësi për ekipin. Por e përsëris, nuk është diçka që varet nga unë”, ka thënë Lomnbardo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...