De Gea: Dua të jem pasues i VdS

dardanmiftari | Thursday, June 16, 2011 | 0 Komente

Portieri i Spanjës, David de Gea, shpreson që të luajë në nivelet e larta po aq sa Edwin Van der Sar, duke ripërsëritur dëshirën për t’u bërë pasues i tij te United.
“Fakti që ata po mendojnë për mua si zëvëndësues të tij më bën të jem shumë i nderuar. Por, është e nevojshme që të vazhdoj të luftoj dhe të punoj shumë, sepse duhet bërë shumë për ta arritur atë nivel”.

“Le të shpresojmë që të luaj deri në moshën e Van der Saar. Për momentin është e vështirë të shikoj aq larg, por unë do të doja ta bëj këtë. Më duhet forcë, fat dhe kujdes për trupin sepse futbolli të konsumon”, ka thënë De Gea.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...