Diego në negociata me klube angleze

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Mesfushori brazilian Diego ka deklaruar se ai dëshiron të largohet nga Wolfsburg dhe të transferohet në Angli.
“Preferoj të mos e përmend emra të klubeve për shkak të respektit për menaxherët dhe pronarët, por është e vërtetë se ka kontakte me disa klube angleze. Sigurisht do t’u kushtoj një vëmendje të veçantë këtyre ofertave, pasi është ëndërr për mua të luaj në Ligën Premier. Shpresoj se ata do të mund të gjejnë një zgjidhje”.

“Për momentin Anglia është vendi ku dua të luaj, sapo kemi filluar bisedat me klubet andaj është shumë herët të them ku do të shkoj, por do të jetë e përkryer nëse në të ardhmen do të mund të luaj në Ligën Premier”, ka thënë Diego.

Në mesin e klubeve të përfolura se janë të interesuara për të, raportohet se është edhe Liverpooli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...