Doni nuk heq dorë nga paratë

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Portieri i Romës, Alexander Doni, ka deklaruar se e ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet Liverpoolit, sepse do të duhej që ta zvogëlonte pagën.
Gjatë këtij muaji të dy klubet arritën marrëveshje për transferimin e lojtarit, mirëpo 31-vjeçari nuk qe i gatshëm të kalonte në Ligën Premier, si portier i dytë pas Pepe Reinas, gjë që do të thoshte se ai do të paguhej shumë më pak.

“Unë e kam marrë një ofertë zyrtare nga Liverpooli, por nuk mund t’i pranoj ato kushte. Mua do të më ulej paga për 60 për qind”, ka thënë braziliani për Il Tempo.

Doni ka kontratë me Romën deri në vitin 2013, ndërsa ka pësuar një dëmtim serioz në gju duke luajtur për këtë skuadër, ashtu që nuk do të heqë dorë nga paga e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...