Interi dorëzohet për Sneijder

dardanmiftari | Thursday, June 16, 2011 | 0 Komente

Drejtorët e Interit janë dorëzuar sa i përket mbajtjes në Meazza të mesfushorit Wesley Sneijder dhe kështu dëshirojnë ta shesin atë.
Mediaset pohon se presidenti i Interit, Massimo Moratti dhe bordi i tij besojnë se Sneijder e ka zemrën në Angli.
Manchester United tashmë ka shprehur gatishmërinë për të shpenzuar mbi 30 milionë funte për asin Nerazzur, përderisa Chelsea pos parave në dorë është shprehur i gatshëm të përfshijë edhe lojtarë në marrëveshje.
Moratti tani ka urdhëruar drejtorin sportiv, Marco Branca, që të hartojë planin për zëvëndësimin e Sneijder, ndërsa ky plan e çon Interin te Samir Nasri i Arsenalit, të cilin zi-kaltrit tashmë e kanë kontaktuar. Nuk pritet një shitje e shpejtë e Sneijder, pasi Moratti nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë pa gjetur zëvëndësuesin e holandezit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...