Klitschko: Do ta kthej në realitet Hayen

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Kampioni në fuqi në kategoritë e rënda WBO, IBF dhe IBO, Wladimir Klitschko, ka premtuar se David Haye do të jetë një person më i mirë pas ndeshjet të shtunës.
Ukrainasi Klitschko, i cili duhej të presë 30 minuta që Haye t’i kryente fjalët e tij gjatë konferencës së djeshme të shtypi në Hamburg, në prononcimin e tij ka thënë se ai do ta ‘mjekojë’ kampionin e kategorisë WBA për gojën e tij të madhe.

“Emri im është Dr. Klitschko, unë jam mjek dhe më 2 korrik do t’ju mjekoj. Do të jetë një rehabilitim i vërtetë. Do t’ju kthej në realitet, që do të jetë mirë për jetën tuaj. Ju do të jeni një person më i mirë dhe do të keni sjellje më të mira”, ka thënë Klitschko.

35-vjeçari Wladimir dhe vëllai i tij më i vjetër Vitaly, i cili mban shiritin e kampionit në kategorinë WBC, gjatë dy viteve të kaluara kanë qenë në plan të ndeshen dy herë me Haye por të dy herët ndeshjet ishin anuluar, pasi ata kishin dështuar të arrijnë marrëveshje rreth detajeve për ndeshjen aq shumë të pritur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...