La Liga - Formacioni i sezonit

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Sezoni 2010/2011 në La Liga ishte dominuar nga dy klubet më të mëdha të Spanjës. Kampionët e Barcelonës përfunduan në pozitën e parë me katër pikë më shumë se rivalët e përbetuar të Real Madridit, ashtu si plot 25 pikë para Valencias në pozitën e tretë.

Skuadra e larguar nga elita, Deportivo La Coruna shënoi vetëm 31 gola gjatë gjithë sezonit, ashtu sikurse vet Lionel Messi, madje nuk është ai golashënuesi më i mirë, në një formacion ku ka gjetur vend vetëm një lojtar jashtë ‘dipolit të madh’.


Lojtarët e mëposhtëm kanë shënuar plot 114 gola në La Liga këtë sezon dhe kanë asistuar 81 herë. Dhe të përkrahur nga një portier që në 17 ndeshje nuk pësoi fare gol, ky ekip do ishte i vështirë për t’u mposhtur. Nuk kemi futur asnjë mesfushor defensiv, por me një ‘ekip’ aq të talentuar, kujt i duhet mesfushori defensiv?

Formacioni më i mirë i sezonit në La Liga (4-3-3):

Portier: Victor Valdes (Barcelona)
Paraqitje: 32
Ndeshje pa pranuar gol: 17




Përderisa disa besojnë se portieri i Real Madridit, Iker Casillas është portieri më i mirë në botë, Victor Valdes ka qenë virtualisht i pa prekshëm te Barcelona sezonet e fundit. Portieri katalanas është me fat që po luan prapa ndoshta ekipit më të mirë në Evropë, por ai ka shfaqur qëndrueshmëri dhe është në gjendje për të mbajtur përqëndrimin përgjatë periudhave të mëdha të inaktivitetit, për të bërë shumë intervenime të rëndësishme.

Mbrojtës i djathtë: Daniel Alves (Barcelona)
Paraqitje: 35
Gola/Asistime: 2/14




Dani Alves ka qenë tepër i rëndësishëm për Barcelonën e Pep Guardiolës në tri sezonet e fundit, përderisa e ka shndërruar veten në mbrojtësin më të mirë të krahut të djathtë në botë për sivjet. Braziliani i shkëlqyeshëm ka paraqitur opsione në sulm në krahun e djathtë, duke bashkëpunuar për mrekulli me Pedron dhe Lionel Messin. Ai arriti që në mënyrë fantastike të bëjë 15 asistime në 35 ndeshje.

Qendërmbrojtës: Pepe (Real Madrid)
Paraqitje:26
Gola/Asistime: 1/1




Pepe nuk pëlqehet nga të gjithë dhe ishte fytyra tragjike në El Clasicot e fundit të luajtur ndaj Barcelonës, por mbrojtësi portugez i ofron Real Madridit stabilitet defensiv, që po i mungon kur ai nuk është prezent. I lënduar më herët gjatë sezonit, ai u kthye për të sjellur siguri për Realin teksa sezoni po përfundonte.

Qendërmbrojtës: Gerard Pique (Barcelona)
Paraqitje: 31
Gola/Asistime: 3/1




Mbrojtësi më i rëndësishëm i Barcelonës është Carles Puyol, por kapiteni inspirues mungoi gjatë gjithë sezonit. Në mungesë të tij, Pique kishte disa momente të pa përshtatshme dhe ishte detyruar të luajë me partnerë të ndryshëm, por ia doli mjaft mirë. Pique e sjell topin në mbrojtje, luan me autoritet dhe është ende vetëm 24 vjeç.

Mbrojtës i majtë: Marcelo (Real Madrid)
Paraqitje: 32
Gola/Asistime: 3/4




Nëse Alves është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, bashkëkombasi i tij Marcelo është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë për sezonin që lamë pas. Ai luan rol të njëjtë, duke punuar me Cristiano Ronaldon në krahun e majtë dhe duke paraqitur rrezik të konsiderueshëm për portat kundërshtare. Ky ishte vit i jashtëzakonshëm për Marcelon, i cili e ka gjetur formën më të mirë nën Jose Mourinhon dhe duket se do të përmirësohet edhe më shumë sezonin e ardhshëm.

Mesfushor: Mesut Ozil (Real Madrid)
Paraqitje: 36
Gola/Asistime: 6/17




Ozil në fund të afatit kalimtar veror kaloi te Real Madridi, por gjermani i ri ishte thjeshtë i jashtëzakonshëm për pjesën më të madhe të sezonit, ndërsa tashmë është heroi i fansave në Santiago Bernabeu. Vetëm 22 vjeçar dhe vazhdimisht po bëhet më i mirë.

Mesfushor: Xavi (Barcelona)
Paraqitje: 31
Gola/Asistime: 3/7




Xavi ishte i lënduar përderisa sezoni ishte duke u zhvilluar, ndërsa kjo shkaktoi frikë në kampin Blaugran. Por, mesfushori u kthye shpejtë dhe mbeti pa probleme të theksuara në formën fizike. Xavi është zemra e kësaj loje të bukur të Barcelonës dhe Barca shpreson që kjo të vazhdojë edhe një kohë të caktuar.

Mesfushor: Andres Iniesta (Barcelona)
Paraqitje: 34
Gola/Asistime: 8/3




Iniesta e filloi sezonin në formë të lartë pasi shënoi golin vendimtar në finalen e Botërorit. Pa lëndime për herë të parë në karrierën e tij, mesfushori filloi sezonin përkrah Xavit me rol të avansuar në krahun e majtë. Ai ka ndihmuar me tetë gola, që shënon ritkhimin më të mirë të tij në karrierë.

Sulmues: Lionel Messi (Barcelona)
Paraqitje: 33
Gola/Asistime: 31/18




Ishte ky një vit tjetër fenomenal për sulmuesin argjentinas, i cili shënoi 31 gola për Barcelonën dhe triumfoi për të tretën herë radhazi në La Liga, përderisa 18 asistimet e tij tregojnë se loja e tij është totalisht ekipore dhe jo vetiake. Si futbollisti më i mirë në botë që është, Messi me sukses ia ka dalë që ta shpjerë Barcelonën drejt titullit të dytë në Ligën e Kampionëve brenda tri viteve.

Sulmues: Giuseppe Rossi (Villarreal)
Paraqitje: 36
Gola/Asistime: 18/5




I vetmi lojtar në këtë formacion që nuk i takon dyshes së madhe dhe që mund ta ndryshojë shpejt skuadrën. Rossi e tregoi veten në shumë paraqitje fantastike për Villarrealin, duke lënë përshtypje në sulm me shënimin e disa golave fantastikë. Tifozët e Villarrealit shpresojnë se ai do të mbetet në El Madrigal edhe pse kjo është e vështirë duke parë interesimin e Barcelonës.

Sulmues: Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
Paraqitje: 34
Gola/Asistime: 40/10




Cristiano Ronaldo shënoi 11 gola në katër ndeshjet e fundit në La Liga për të thyer rekordin e golave gjatë një sezoni në La Liga. Portugezi asistoi plot herë duke treguar se ai është lideri i Realit në fushë. Goditje të lira, gola me kokë, driblime dhe goditjet me të dyja këmbët – Ronaldo i ka të gjitha dhe është pa dyshim shpresa kryesore e madrilenëve për t’i dhënë fund Barcelonës.

Valdes


Alves - Pepe - Pique - Marcelo


Ozil - Xavi - Iniesta


Messi - Rossi - Ronaldo

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...