LK: Shkëndija përballë Partizanit të Beogradit

dardanmiftari | Monday, June 20, 2011 | 0 Komente

Kampioni i Maqedonisë në futboll, Shkëndija e Tetovës, do të debutojë në garat evropiane kundër kampionit e Serbisë, Partizanit të Beogradit, në një përballje sportive shqiptaro-serbe në kuadër të kualifikimeve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Shorti i hedhur sot në zyrat qendrore të UEFA-së në Nyon të Zvicrës ka caktuar tetovarët të udhëtojnë në Beograd për ndeshjen e parë (12/13 korrik), ndërsa do të presin serbët një javë më vonë.

Ekipi tjetër shqiptar që do të ketë rastin të garojë në Ligën e Kampionëve është kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, që do të duhet të eliminojë ekipin APOEL të Qipros për t’u kualifikuar në rundin e dytë eliminator për Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...