Malaga ka bërë ofertë për Lucion

dardanmiftari | Saturday, June 18, 2011 | 0 Komente

Skuadra shumë e pasur nga La Liga, Malaga, ka bërë një ofertë për mbrojtësin e Interit, Lucio, gjithnjë sipas agjentit të brazilianit, Sandro Becker.
“Ne kemi marrë një ofertë nga Malaga, të cilën tashmë të gjithë e dinë. Lucio dëshiron të luajë në nivelin më të lartë në një top kampionat evropian”.

“Ai është lojtar i madh dhe prandaj janë aq shumë klube të mëdha të interesuara për të. Tani për tani unë po bëj gjithçka që t’ia sqaroj situatën para Copa Americas”, ka thënë Becker.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...