Messi do ta përfundojë karrierën në Argjentinë

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thënë se asnjëherë nuk do të largohej nga Camp Nou në drejtim të Real Madridit ose ndonjë klubi tjetër evropian, por do t’i pëlqente që ta mbyllë karrierën në vendlindjen e tij.
“Nëse largohem nga Barcelona, do të ishte për t’u kthyer në Argjentinë dhe atje do të pensionohesha”, ka thënë Messi për El Pais.

I pyetur nëse do të ndiqte hapat e Luis Figos dhe Ronaldos dhe t’i bashkohet rivalit Real Madrid, argjentinasi është përgjigjur: “Jo nuk do ta bëja, madje nuk do të shkoja askund tjetër (në Evropë). Jam shumë i lumtur tash te Barcelona. Ndjehem shkëlqyeshëm dhe dua të qëndroj këtu derisa të kthehem në Argjentinë”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...