Moratti kërkon Ramos për Maicon

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, i ka thënë Real Madridit se ata mund ta kenë Douglas Maicon nëse janë të gatshëm ta shkëmbejnë me Sergio Ramos.
Corriere dello Sport shkruan se menaxheri i Realit, Jose Mourinho, është i gatshëm të japë Marcelon si shkëmbim për Maicon. Por Moratti insiston për Ramos.
Ramos dhe Mourinho nuk kanë shkuar shumë mirë gjatë sezonit të kaluar dhe portugezi e vlerëson Maicon si një mbrojtës të djathtë më të mirë.
Mourinho e sheh Ramosin më shumë si një mbrojtës të qendrës, por duke parë funksionimin e dyshes Ricardo Carvalho dhe Pepe, kjo mund të bëjë që Ramos të qëndrojë në stol shumicën e sezonit, nëse arrihet një marrëveshje për Maicon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...