Villarreali synon Gilardinon
Alberto Gilardino mund të largohet nga Fioreintina këtë verë me Villarrealin që ka shfaqur interesim për të nënshkruar me sulmuesin, shkruan La Repubblica
Nëndetësja e Verdhë është në treg për një sulmues të ri, pasi pret ta shesë sulmuesin italian Giuseppe Rossi, i cili ka joshur interesimin e klubeve si Inter, Juventus dhe Barcelona. Dhe klubi spanjoll kërkon një italian tjetër, Alberto Gilardinon, si zëvendësim për Rossin.
Sulmuesi 28-vjeçar ka qenë lojtar kyç për Fiorentinën që kur iu bashkua ekipit nga Milani në verën e vitit 2008, por raportohet se është duke kërkuar një sfidë të re, dhe kualifikimi i Villarrealit në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm mund të jetë joshës për lojtarin.
Kontrata aktuale e Gilardinos zgjat deri në verën e vitit 2013 dhe një ofertë e cila kap vlerën e 10 milionë eurove do të ishte e mjaftueshme për të transferuar atë.
Gilardino është lidhur edhe me një transferim te Olympique Marseille.
Category: Futboll
0 Komente