Napoli i hapur që ta shesë Hamsikun

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Marek Hamsik mund t’i shitet Milanit, duke qenë se Napoli ia ka hapur derën, pas spekulimeve se mund ta transferojë asin e Palermos, Javier Pastore.
Sllovaku ka thënë se fanella e Rossonerëve do të ishte e mirëseardhur për karrierën e tij, ndërsa duket se edhe presidenti Aurelio De Laurentiis është i gatshëm të negociojë për shitjen e lojtarit.

“Nëse dikush dëshiron të ulet në tavolinën time, e cila është shumë e shtrenjtë, atëherë i ftoj që të vijnë”.

“Ata të cilët kanë interesim për Hamsikun duhet ta tregojnë veten”, citohet De Laurentiis nga Il Corriere dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...