Neymar e ëndërroi Real Madridin

dardanmiftari | Wednesday, June 15, 2011 | 0 Komente

Spekulimet për të ardhmen e Neymar dhe kalimit të tij të mundshëm te Real Madridi kanë marrë përmasa tjera gjatë javës, por tashmë kanë dalë në pah detaje tjera të cilat tregojnë sa pranë ishte sulmuesi brazilian transferimit te Real Madridi në vitin 2005 si një 13 vjeçar.
Sulmuesi brazilian që tani është 19 vjeçar, kishte udhëtuar në Madrid me babin dhe agjentin e tij, Wagner Ribeiro, që ishte duke finalizuar kalimin e Robinhos te klubi mbretëror.

“Duket se ëndrra për të luajtur për Realin është realitet. Unë kam shkuar në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas. Ishte fitore prej 4-0. Unë isha në lozhën VIP, fare pranë presidentit Florentino Perez”, theksoi atëkohë Neymar, në moshën 13 vjeçare.

Sot Real Madridi duhet të bëjë gati 35 milionë euro për Santosin në mënyrë që të transferojë sulmuesin e jashtëzakonshëm brazilian, i cili nuk ka preferuar të flasë për të ardhmen e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...