Puyol i gatshëm për sezonin e ri

dardanmiftari | Monday, June 20, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, është shumë pranë riaftësimit dhe pritet që të jetë plotësisht i gatshëm për sezonin e ri.
Një problem në gju ishte problemi kryesor për spanjollin nga janari, ndërsa mbrojtësi nuk ka luajtur rregullisht që nga ajo kohë. Sidoqoftë, ai po përfiton nga ndeshjet e pakta të kombëtares spanjolle për t’iu përkushtuar rikuperimit.
Sipas faqes zyrtare të Barcelonës, Puyol është duke tejkaluar me lehtësi vështirësitë dhe pas operacionit bërë më një qershor, ai shumë shpejtë do t’u kthehet seancave stërvitore me ekipin më të mirë në botë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...