Reali largohet nga Coentrao, Chelsea në garë
Chelsea është duke e tejkaluar Real Madridin në garën për anësorin e Benficas, Fabio Coentrao.
Coentrao është një nga top caqet e të dyja klubeve, me Chelsean që ka filluar të përshpejtojë hapat drejt transferimit të tij.
El Confidencial raporton se Real Madridi është duke u larguar nga gara për Coentraon, pasi Mourinho është lodhur nga tentimet për të.
Category: Futboll
0 Komente