Reali të prishë planet e Barcës për Cesc

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Real Madridi raportohet se ka në plan t’i japë një goditje Barcelonës në garën për të nënshkruar me kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Sport shkruan se Reali do të bëjë një ofertë në vlerën e 50 milionë eurove për të sjellë Cesc në Spanjë – por Madridi nuk është Barcelona.

Reali tashmë është informuar nga agjenti i lojtarit, Darren Dein, se ai do të largohet nga Arsenali vetëm për Barcelonën. Por kjo nuk i ka distancuar madrilenët nga gara.

Oferta e Realit tejkalon në shkallë të lartë ofertën e fundit të Barcës prej 30 milionë euro dhe kërcënon seriozisht shanset e mesfushorit për një rikthim në Nou Camp.

Pavarësisht se sa Cesc dëshiron të rikthehet në shtëpi, Arsenali nuk do të pranojë të humbë 20 milionë euro vetëm për të plotësuar dëshirën e lojtarit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...