Roma e dëshiron Marchision për Vucinicin

dardanmiftari | Tuesday, June 28, 2011 | 0 Komente

Giallorossët mund t’ia shesin Juventusit sulmuesin Mirko Vucinic, por me kusht që bardhezinjtë ta përfshijnë Claudio Marchision në këtë marrëveshje.
Zonja e Vjetër është në kërkim të një sulmuesi, ndërsa malazezi konsiderohet si alternativë, nëse Bianconerët nuk arrijnë ta transferojnë sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero.

Mirëpo, drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini, e ka bërë të qartë se vetëm mesfushori i Juves, Marchisio, mund t’ua ndërrojë mendjen drejtuesve të klubit kryeqytetas që të heqin dorë nga 27-vjeçari Vucinic.

Malazezi ka kontratë me Romën deri në vitin 2013, ndërsa transferimi i tij eventual do të kushtonte rreth 12 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...