Rosell: Jo 40 milionë për Cesc

dardanmiftari | Tuesday, June 21, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, ka deklaruar se klubi nuk do të thyejë bankën për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas.
Spanjolli nuk e ka fshehur dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës, nga e cila u largua si tinejxher në vitin 2003 për ta provuar fatin në Angli.

Arsenali nuk është i gatshëm at humbë lojtarin dhe e ka bërë të qartë se nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij.

“Nuk e di nëse do të nënshkruajmë me Cesc ose jo. Nuk kam dyshime se ai dëshiron të vijë te Barcelona. Ne kemi ofruar më pak se 40 milionë dhe nëse Arsenali nuk dorëzohet. Cesc nuk do të vijë”, ka thënë Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...